Von Cramon thirrje Kurtit dhe Vuçiq që t’i kthehen negociatave: Shumë gjëra janë në rrezik

Autori: Gazeta inFokus
20:11 | 21 November 2022
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar në lidhje me dështimin e arritjes së një marrëveshje për targat sot në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë.
Von Cramon tha se është thellësisht e zhgënjyer që nuk është arritur një marrëveshje në mes dy vendeve sot në Bruksel.
Raportuesja për Kosovën, Von Cramon i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave.
“Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëj thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”,shkroi Von Cramon, transmeton lajmi.net.
Tutje eurodeputetja tha se shumë gjëra janë në rrezik përfshirë sipas saj edhe integrimi i arritur në veri të Kosovës, si dhe siç tha ajo “gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm”.
“Më vjen thellësisht keq që nuk kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, përfshirë edhe integrimi i arritur tashmë në veri të Kosovës. Në kohë të luftërave, gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm”, është shprehur Von Cramon.

Të tjera
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...
-
Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona
Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën r...
-
Deri në 38°C – parashikimi i motit nga Mendim Rugova për ditët në vazhdim
Meteorologu Mendim Rugova parashikon mot shumë të nxehtë për ditën e premte, ...
-
LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri ...
-
Ja kur do të hapet pishina e Gërmisë
PNPL “Sport Marketing” SH.A, Prishtinë ka njoftuar se bazuar në planifikimin ...
-
Infokus siguron dokumentin që PDK ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për tri seancat e fundit konstituive
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin zyrtar që Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së
Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizua...
-
Lekaj i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: Pa ta s’do të kishte shtet, flamur e as institucione që ti i ke uzurpuar
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar kryeministrit në ...
-
Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heq...
-
Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në ...
-
Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i ësht...