Lajme

Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 01 May 2024

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në “X” ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta përzë Serbinë.

Von Cramon duke shpërndarë reagimin e ekspertes amerikane për Ballkanin, Ivana Stradner drejtuar BE-së, ku thotë se “Vuçiqi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të”, është shprehur se nuk ka më para të Bashkimit Evropian dhe as pako të zgjerimit për Serbinë.

“Përgjigja jonë e qartë: Duhet përzënë. Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiqi kërcen me autokratët në Kinë e Rusi”, ka shkruar Von Cramon në “X”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera