Lajme

Von Cramon: Grenell anashkaloi BE’në  dhe Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 15 July 2020

I dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennel, dëshironte të anashkalonte BE-në dhe Qeverinë e Albin Kurtit.

Kështu është shprehur Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon – Taubadel, shkruan Gazeta Infokus/

“Grenell dëshironte të anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike (v.j Qeverinë Kurti). Nëse do të shikonit kohën dhe mënyrën e deklaratave të tij, nuk synonte të ndihmonte BE-në fare. Unë kam thënë që nëse duam stabilitet afatgjatë në rajon, do të na duhen edhe BE dhe SHBA, nuk mund t’i ndajmë ato dhe duhet të kemi një dialog, me BE-në në vendin e shoferit.”, ka thënë ajo për KosovaPress.

-Advertisement-

Caramon ka folur gjithashtu edhe për liberalizimin e vizave, ku ka deklaruar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk lidhet me përparimet gjatë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera