Von Cramon e ka një kërkesë për Serbinë, dy për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 16 June 2022
Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë se Bashkimi Europian pret nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se pa e bërë këtë nuk mund të anëtarësohet në Union.
“Në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, BE pret njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Von Cramon për mediumin serb “Nova.rs”, transmeton Gazeta Express.
Por, eurodeputetja tha se edhe Kosova duhet t’i kryejë detyrat e saj, përfshirë edhe Asociacionin.
“Detyrimet ekzistojnë edhe nga pala kosovare – zbatimi i vendimit të Gjykatës për Manastirin e Deçanit, si për të përgatitur një projekt-plan për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha von Cramon.
Kjo deklaratë s’i ka pëlqyer zyrtarëve serbë.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë sot se raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shkuar shumë larg kur ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE derisa ta njohë Kosovën.
“Kur Viola von Cramon thotë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE derisa të njohë të ashtuquajturën Kosovë, a do të thotë BE me Spanjën, Rumaninë, Qipron Sllovake dhe Greqinë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ai gjithashtu pyeti se nga e morën lobistët kosovarë idenë se Von Cramon mund të përcaktojë rrugën e Serbisë drejt BE-së?
Von Cramon po ashtu i ka tërhequr vërejtjen Serbisë së në çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë s’ekziston opsioni “ose-ose”.
“Ne i dimë vështirësitë në këtë aspekt (vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë), Vuçiq shpjegoi gjithçka, por pavarësisht kësaj duhet të shohim përkushtimin e Serbisë për t’u përballur me sanksionet në fillim”, tha ajo.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...