Auto&Tech

Volvo prezanton modelin e parë elektrik

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 18 October 2017

Volvo të martën ka prezantuar modelin e parë të automjetit elektrik të brendit Polestar, me çka është rritur konkurrenca në treg në të cilin deri tani dominonte Tesla.

‘Polestar 1 Hibrid’, një kupe me katër ulëse me trup të lehtë të makinës prej fibrave karboni, siguron një distancë prej 150 kilometrash me një ngarkesë të baterive. Automjeti posedon edhe motor benzine në rast nevoje.

Parashihet që Polestar 1 të prodhohet në fabrikat e Kinës perëndimore, ndërsa në treg të paraqitet në vitin 2019.

-Advertisement-

‘Volvo’, që nga viti 2010 është pronar i prodhuesit kinez Geely Holding, ku në korrik bëri të ditur se nga viti 2019 do të prodhojë vetëm automjete elektrike dhe hibride.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera