Volkswagen vendos se kur do të arrijë Golf 8 dhe modelet tjera të reja
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 27 December 2017
Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Volkswagen, ka për çka të shpresojë për vitet e ardhshme sepse në theks të veçantë do të jenë veturat elektrike. Gjiganti nga Wolfsburg planifikon që deri në vitin 2025 të lansojë së paku 30 vetura elektrike dhe do të investojë mbi 2 miliardë euro për zhvillimin e baterive.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Volkswagen do të harrojë modelet klasike. Golf 8 pritet të arrijë në fund të vitit 2019, ndërsa gjenerata e gjashtë e Volkswagen Polo do të arrijë në 2022-ën, transmeton Koha.net. Ndërkohë, do të vijnë shumë versione sportive të modeleve aktuale si Up GTI me 115 kuajfuqi dhe çmim prej 16,975 euro dhe Tiguan R, i cili do të vijë me motor benzinë 2.5-litër Turbo e kapacitet prej 400 kuajfuqi të huazuar nga Audi RS3 dhe Audi TT.
Gjithashtu, njëri nga modelet më interesante që do të vijnë është edhe T-Roc R me motor 2.0-litër me katër cilindra e 310 kuajfuqi, shkruan revista e njohur gjermane “Auto Bild”. Ky model pritet të arrijë vitin e ardhshëm. Megjithatë, kjo nuk është e tëra sepse Volkswagen do të rikthejë etiketën e njohur “VR6” të cilën do ta mbajë modeli Arteon R. Fjala është për motorin 3.0-litër VRG me 409 kuajfuqi, ndërsa Arteon sportiv do të arrijë vetëm në kombinim me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.
Vitin e ardhsëm, po ashtu, pritet të arrijë edhe Passati aktual i ridizajnuar i cili pas 4 vjetëve në rrugë do të vijë pjesën e përparme të ngjashme sikur të modelit të lartpërmendur, Arteonit.
Sa i përket gjeneratës së tetë të Golfit, nuk do të ketë ndryshime të mëdha në dizajn. Skandali “Dieselgate” ka shtyrë lansimin e tij për vitin 2019, dhe ndryshimin më të madh që do ta pësojë Golf 8 është se, sikur te Arteoni, emri i tij do të jetë i shkruar te mesi i derës së bagazhit, përcjell Koha.net. Megjithatë, sa i përket kabinës, çdo gjë do të jetë e re dhe më ndryshe nga ajo që dimë. Instrument-tabela klasike do të zëvendësohet nga një ekran i madh dixhital, i bazuar te ai i S-Classës, dhe të gjitha sistemet që do t’i ketë do të kontrollohen me prekje ose gjeste.
Sa i përket motorit, versioni bazë do të jetë motori benzinë me tre cilindra e 95 dhe 116 kuajfuqi, ndërsa ai 1.4-litërsh do t’ia lëshojë vendin atij 1.5-litër me 130 dhe 150 kuajfuqi. Te motorët dizel, në dispozicion do të jenë motori 2.0-litër TDI me 122 deri 224 kuajfuqi. Po ashtu, Golf GTI do të arrijë në vitin 2019 me 245 kuajfuqi në version klasik, ndërsa në version Performance do të vijë me 300 kuajfuqi. Golf R mund të vijë me motor Bi-Turbo VR6 e tre cilindra dhe 400 kuajfuqi.
Të tjera
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...
-
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është...
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...