Auto&Tech

Volkswagen T-Roc i ri vjen më tërheqës

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 14 February 2018

Volkswagen T-Roc gjendet në treg që nga nëntori i vitit të kaluar, por tani me të është marrë një kompani e cila merret me modifikimin e veturave.

Fjala është për kompaninë Dotz, e cila për këtë model të Volkswagenit ka zgjedhur ngjyrën tërheqëse për eksterier dhe rrotat e veçanta Typs CP5 me dimensione prej 8.5 x 20 ET 45, të cilat kanë pesë cepa elegant dhe dizajn asimetrik ku shfaqin pamjen dinamike të tërë veturës, transmeton Koha.net. Rrotat vijnë me ngjyrë grafiti mat ose me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu, Dotz për këtë Volkswagen T-Roc ka zgjedhur edhe amortizatorët me ajër si dhe eksterierin dy-ngjyrësh, të gjelbër dhe gri, gjë që i jep një pamje shumë tërheqëse këtij modeli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera