Auto&Tech

Volkswagen shton versionet sportive të T-Roc dhe Tiguanit

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 05 April 2018

Volkswagen ka zgjeruar dy versionet T-Roc e Tiguan Allspace me dy modele të reja sportive R-Line.

Katër versione të reja tani janë në dispozicion të T-Roc, që është SUV më i vogël i Volkswagenit.

Njëri 1.5 litërsh TSI që prodhon 148 kuaj fuqi si dhe ai 2.0 litërsh TSI që ofron 187 kuaj fuqi që të dy me benzinë, transmeton tch.

-Advertisement-

Motori 2.0 litërsh me benzinë gjithashtu vjen edhe me 4MOTION, pra me të gjitha rrotat aktive, njëjtë si edhe ai me naftë 2.0 litërsh që prodhon 148 kuaj fuqi.

Veturat T-Roc R-Line vijnë me rrota 19 inç si standard, me marshe sportive, e tavan ngjyrë të zezë që i jep pamje më agresive.

Nga brenda ka dyert e kromuara të R-Line, pedale nga alumini, e timon sportiv të R-Line.

Çmimi fillestar i tij është për 1.5 litërshin TSI është 30 mijë euro.

Ndërsa Tiguan Allspace R-Line vjen me tiparet e njëjta sportive sikurse versioni i tij më i shkurtër, Tiguan R-Line.

Me rrotat 20 inç si standard e marshet sportive.

Me Tiguan Allspace R-Line ofrohen 2 versione me naftë 2.0 litërsh, njëri me 148 kuaj fuqi dhe tjetri më i fuqishëm me 187 kuaj fuqi.

Versionet me 187 kuaj fuqi vijnë me marshet DSG dhe të gjitha rrotat aktive si standard, derisa ai me 148 kuaj fuqi mund të zgjidhet me të gjitha rrotat aktive apo jo si dhe me marshe manuale apo automatike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera