Sport

Vojvoda firmos me Torinon!

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 27 August 2020

Pasi mbrriti në kryeqëndrën e Piemontes në Itali dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore, Mërgim Vojvoda është zyrtarizuar si afrimi më i ri në merkato i Torinos.

Mbrojtësi anësor u transferua te klubi “granata” për shumën e 5.5 milionë eurove, të cilat shkuan në arkat e Standart Liezh dhe Mouscron që zotëronte 20% të kartonit të tij. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës karrierën e deritanishme e ka kaluar në Blegjikë, por tashmë bëhet gati për aventurën më të rëndësishme në karrierë, Serinë A.

Në këtë transferim të rëndësishëm për karrierën e 25-vjeçarit ka pasur një kontribut të madh edhe ish-futbollisti i kombëtares kuqezi, Adrian Aliaj, i cili është menaxheri i Mërgim Vojvodës. Në garë për shërbimet e Vojvodës ishte edhe klubi i Atalantës, por Torino është treguar më këmbëngulëse dhe ka ofruar më shumë para se Atalanta.

-Advertisement-

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy