Lajme

Vlora Çitaku i pyet gazetarët me shaka “a mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 23 April 2022

Nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku e Uran Ismaili mbajtën një konferencë për media lidhur me skandalin financiar në të cilin është përmendur ambasadori Martin Berishaj për të cilin kërkuan që të shkarkohet nga kryeministri Kurti e Presidentja Osmani

Në fund të konferencës nënkryetarja i pyeti gazetarët me shaka se a e patën të vështirë të arrijnë në zyret e PDK-së pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama unazën kryesore të kryeqytetit e ka shndërruar në rrugë një kahëshe për fundjavë raporton Gazeta Express.

“A mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”, i pyeti gazetarët nënkryetarja Çitaku duke buzëqeshur.

-Advertisement-

Prej mëngjesit të sotëm ka filluar testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe. I njëjti testim do të vazhdojë për 48 orë. Mirëpo, kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Drejtuesit e mjeteve, të cilët ishin bllokuar në qytetit për shkak të kolonave, nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ata nuk e shohin si zgjidhje për të lehtësuar trafikun e rënduar të kryeqytetit, duke thënë se kështu duket sikur bllokohet edhe më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera