Sport

Vllaznia e Gjilani ndajnë pikët

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 21 October 2017

Prishtina e ka mposhtur 4:0 Besën në xhiron e 11’të të Superligës, ndërsa Vllaznia e Pozheranit ka barazuar 0:0 me Gjilanin.

Prishtina është treguar e fortë për Besën në xhiron e 11’të të Superligës së Kosovës në ndeshjen që u zhvillua në “Rexhep Rexhepi”, duke e mposhtur 4:0.

Golat për fitoren e pastër të Prishtinës i shënuan Gauthier Mankenda (22’), Ahmed Januzi (23’) dhe Ergyn Ahmeti (40’ e 80’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitore, Prishtina ka shkuar në kuotën e 21 pikëve dhe është lider i Superligës.

Sfida tjetër nuk solli fitues mes Vllaznis së Pozheranit dhe Gjilanit, që përfundoi pa gola 0:0.

Pas këtij barazimi, Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 19 pikë, kurse Vllaznia në fund me vetëm pesë pikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera