Vlerësohet se joefikasiteti gjyqësor po i dekurajon investimet e huaja
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 28 January 2021
Përfaqëses të sistemit të Drejtësisë në Kosovë, në kuadër të forumit virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kanë vlerësuar se stagnimi i miratimit të Ligjit për Gjykatën Komerciale është pasojë e jo stabilitetit politik në vend dhe nënvizuan se në rrethana të tjera ai do të fuqizonte sistemin juridik.
Në forumin virtual me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë u tha se krijimi i Gjykatës do të përmirësonte mjedisin e të bërit biznes dhe njëkohësisht të gjitha metodat ligjore, përfshirë arbitrazhin dhe ndërmjetësimin, do të ndërlidheshin me këtë Gjykatë.
Duke vlerësuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë është përballur me sfida të mëdha, posaçërisht në kohë të pandemisë, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në forumin virtual të Odës Ekonomike Amerikane diskutuan edhe rreth çështjeve të efikasitetit të gjykatave, zgjidhjes së çështjeve komerciale gjatë periudhës së pandemisë, si dhe nevojës së promovimit të metodave alternative për zgjidhje të kontesteve.
Mahir Tutuli, Gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën e Apelit tha se sistemi gjyqësor në vend është përballur me sfida të mëdha, me theks të veçantë pas shpërthimit të pandemisë, pasi që masat anti-covid lejonin vetëm trajtimin e çështjeve esenciale, pa prezencë fizike. Sipas Tutulit, edhe pse ekziston baza teknike për të mbajtur seanca virtuale, varësisht nga natyra e rasteve, pjesa dërmuese e sfidave me të cilat po përballet gjyqësori në Kosovë do të zgjidheshin nga krijimi i Gjykatës Komerciale.
Rreth kësaj çështje, ai tha se e njëjta duhet të trajtohet me prioritet pasi që kjo gjykatë do të përmirësonte dukshëm mjedisin e të bërit biznes në vend, ndërsa fuqizimi i kornizës ligjore për zgjidhjen e kontesteve komerciale do të rriste sigurinë dhe do të tërhiqte investitorët e huaj. Për fund, Tutuli theksoi edhe nevojën për promovimin e metodave alternative për zgjidhjen e kontesteve, siç është arbitrazhi, vendimet e të cilit njihen nga gjykatat, si dhe lehtësojnë punën e tyre.
Avokati Taulant Hodaj theksoi nevojën për krijimin e kushteve për mbajtjen e seancave virtuale, për të evituar mbingarkesën e gjykatave, si dhe për të përshpejtuar proceset gjyqësore për palët që kanë raste aktive në këto gjykata.
Duke u ndërlidhur me Gjykatën Komerciale, Hodaj tha se duhet të mos përsëriten gabimet e së kaluarës, pasi që në rrethanat ku ndodhemi, kjo gjykatë do të fuqizoj sistemin juridik në vend, si dhe zhvillimin e bizneseve. Tutje, avokati Hodaj theksoi se metodat ligjore, siç janë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi ndërlidhen me veprimtaritë e Gjykatës Komerciale prandaj, organizatat si Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, akterët e tjerë relevant dhe institucionet shtetërore duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ngritur nivelin e njohurisë për ekzistencën e këtyre metodave, me theks të veçantë në komunitetin e biznesit. Hodaj përmbylli forumin duke theksuar se arbitrazhi rekomandohet rregullisht nga përfaqësuesit ligjor.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...