Sport

Vladimir Putin edhe një herë i tregon aftësitë në xhudo (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 15 February 2019

Pas diskutimeve të ndërlikuara rreth Sirisë me homologët nga Turqia dhe Irani, presidenti rus, Vladimir Putin, është relaksuar me një aktivitet sportiv.

Pra shefi i qeverisë ruse, i cili e zotëron rripin e zi në xhudo, i është bashkuar ekipit kombëtarë të këtij sporti në qytetin ku u mbajtën Lojërat Olimpike të vitit 2014.

Një televizion rus e ka filmuar presidentin Putin duke i hedhur atletët në dysheme, njërin pas tjetrit, shkruan Euronews.

-Advertisement-

Kjo agjenci e lajmeve ka bërë të ditur se Putini e ka lënduar një gisht gjatë kësaj ngjarje por ky lëndim nuk e ka penguar atë që t’i kryejë stërvitjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera