Lajme

Vjosa Osmani takon nënsekretaren amerikane të shtetit, diskutojnë edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 11 November 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron ën SHBA ku po zhvillon disa takime.

E para e Kosovës është takuar edhe me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, ka shkruar Nuland në një postim në Twitter.

-Advertisement-

Presidentja e Kosovës gjithashtu është takuar edhe me drejtoreshën e USAID-it, Samatha Power.

“Me kënaqësi e mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth mbështetjes së USAID-it për popullin e Kosovës dhe si mund të ndihmojmë në avancimin e fuqizimit të grave dhe punësimin. Kur e falënderova për mbështetjen e Kosovës për 2,000 refugjatë afganë, ajo tha, ‘ne e kemi mirëpritur mundësinë për t’ua kthyer ndihmën’”, ka shkruar Power.

Osmani është takuar edhe me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera