Lajme

Vjosa Osmani nga vendlindja e Ibrahim Rugovës: ”LDK-ja po rikthehet sikur në kohën e Rugovës”

Autori: Halil Berisha 21:58 | 16 September 2019

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, këtë të hënë ka qëndruar në Istog.

Gjatë vizitës në këtë qytet, Osmani ka shkuar edhe në Cërrcë, vendlindjen e ish-Presidentit dhe kryetarit të LDK-së, të ndjerit Ibrahim Rugovës.

E nga aty, Osmani ka thënë që LDK po kthehet sikur në kohën e tij, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Asnjë vend nuk mund të jetë më krenar se ju sot. Cërrca është vendi që i dha Kosovës mendjen më të urtë, më të ndritur dhe më këmbëngulëse që njeh historia jonë e re, arkitektin e pavarësisë, presidentin Rugova, që ishte sublimim i përpjekjeve tona për liri, pavarësi e demokraci”, ka thënë Osmani.

Kështu, Osmani edhe ka thënë që e ka besimin e plotë të banorëve të kësaj ane.

“Këtë besim dhe përkrahje tuajën do ta ruaj në përjetësi duke dërguar në vend synimin e Presidentit tonë Rugova për një shtet demokratik, të lirë dhe të pavarur, në miqësi të përjetshme me miqtë tanë euroatlantikë”, ka thënë Osmani.

Andaj, Osmani edhe ka premtuar që do t’i qëndroj besnike e konsistente qytetarëve në Zyrën e Kryeministrit, duke luftuar çdo shkelje të ligjit e duke garantuar barazi./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera