Lajme

Vjosa Osmani: I përhershëm qoftë kujtimi për Haqif Mulliqin

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 25 Korrik 2023

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit të gazetarëve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

Ajo ka thënë se me dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për ndarjen e nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

“Ai la gjurmë jo vetëm në fushën e gazetarisë, sferës akademike, por edhe në atë të dramaturgjisë, ndaj veprat e tij janë testament për brezat e ardhshëm. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit kulturor dhe atij të gazetarëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Haqif Mulliqin”, ka thënë ajo tutje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy