Lajme

Vjosa Osmani flet për raportin e koalicionin me Vetëvendosjen

Autori: Halil Berisha 12:45 | 04 December 2019

Vjosa Osmani së bashku me Isa Mustafën e Agim Veliun e zyrtarë të tjerë të LDK-së është takuar me Ilir Metën, Presidentin e Shqipërisë.

E pas takimit Vjosa Osmani doli para mediave, ku u pyet nga gazetarët për raportin e krijuar së fundmi me Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

Osmani duke mos dhënë shumë detaje, tha që LDK ka vullnet për të gjetur një zgjidhje.

-Advertisement-

“Besoj që shumë shpejt do ta merrni një komunikatë nga LDK krejt çka dua ta them kur ka vullnet e mirëbesim gjithnjë gjendet zgjedhje, ne jemi të interesuar, ka hapësire për zgjidhje të mirë e përbashkët”, tha Osmani.

Mirëpo, kur u pyet nëse do të ketë takim tash me Vetëvendosjen apo edhe detaje tjera Osmani nuk u përgjigj më shumë me arsyetimin se do të lëshohet një komunikatë për media.

“Do të deklarohemi shumë shpejte, unë besoj që ka hapësirë të tejkalohen diferencat sepse LDK gjithnjë tregon e ka treguar gatishmëri të tillë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera