Fokus

Vjen reagimi i parë nga Rrahman Jasharaj pasi Kusari – Lila tha se nuk do të procedohen pagat e shtatorit

Autori: Samire Jaha 12:08 | 03 October 2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj,  ka reaguar në lidhje me pagat e mësimdhënësve të cilët ende nuk janë proceduar, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus tha se pagat do të priten deri me 5 tetor ashtu edhe siç e parasheh ligji në të kundërtën do të ketë ndëshkime antiligjore.

“Të ju them të vërtetën në konferencën për media ku u bë pas leximit të rezultateve të arritura nga sektori i arsimit dhe shërbyesit civil ku u mor vendimi duke respektuar vullnetin e shumicës të pezullohet greva në atë takim mediave në pyetjen e tyre u përgjigj kryetari i BSPK-së, zotri Hykolli i cili iu tha se paga do të procedohen kjo na dha një vullnet shtesë por ja që sipas informatave që i kemi sot kjo nuk ka ndodhur por uroj që me 5 tetor siç është afati ligjor i skajshëm për pagat që të ndodhë në mënyrë që të mos ketë ndëshkime të tilla që janë edhe antiligjore edhe do ta ndikojë gjendjen edhe më shumë në sektorin e arsimit”, ka deklaruar Jasharaj për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe ai tha se nëse nuk dalin pagat kjo do të lexohej sikur që qeveria nuk ka dashur që të mbyllet greva.

“Aq më tepër kur kemi informacione se grevistëve që kanë qenë ndaj shërbimit civil i janë procesuar pagat dhe kjo do të lexohej hapur sikur që qeveria nuk ka dashur që të ndalen grevat sepse në vend që të dërgojnë mesazh pozitive dhe të marrin hapa ma konkretk duke ja ndarë pagat nëse ndodh e kundërta do të kemi një situatë tepër të elektrizuar dhe unë nuk mund të them se cfarë do të ndodhë tutje”, shtoi tutje Jasharaj për Infokus.

E sot në lidhje me pagat të cilat nuk janë procesuar ende, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë, mbështetet në ligj.

“Po e qartë, megjithatë Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë”, tha Kusari-Lila në konferencë.

Ndryshe greva në arsim është pezulluar deri me 1 janar duke e filluar mësimin sot në të gjitha shkollat e Kosovës./Gazeta Infokus/

Zyrtare: Pushteti nuk do të procedojë pagat për grevistët

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera