Vjen reagimi i parë nga gastronomët, kundërshtojnë masat e reja të MSH-së
Autori: Elvira Haxhiu 15:02 | 21 January 2022
Ministria e Shëndetësisë tashmë ka propozuar masat e reja anti-COVID, të cilat priten të miratohen të shtunën nga qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
E këto masa të reja, nuk janë pritur mirë nga gastronomët, pasi që orari i operimit të këtij sektori është kufizuar deri në orën 21:00.
Lidhur me këtë vendim të MSH-së për gastronminë për Gazetën Infokus ka folur përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, i cili masat e reja i ka quajtur të paarsyeshme.
“Këto masa janë të paarsyeshme, sepse ne kemi një proces vaksinimit i cili ka shkuar shumë mirë dhe varianti Omicron ka nivelin e fatalitetit shumë të ulët. Në këtë nivel dhe në këto kapacitete spitalore të cilat janë deri më tash që janë rreth 100 persona, asnjëherë në asnjë vendim nuk ka pasë ashpërsim të masave me statistika të tilla”, tha ai.
Sipas tij këto masa nuk duhet të ndërmerren pasi që Kosova është duke kaluar në një krizë energjetike dhe ekonomike.
“Kosova po kalon në një krizë ekonomike, thash edhe në krizë energjetike cila e rritë edhe më shumë krizën ekonomike me asnjë lehtësim për bizneset ne politika fiskale. Në asnjë formë s’po përkrahemi dhe pa nevojë po kufizohemi, prandaj edhe nuk i pranojmë këto masa”, tha Vranica për Gazetën Infokus.
Përfaqësuesi ligjor i gastronomëve po ashtu tha se nuk kanë pasur asnjë takim me komitetin për vlerësimin e gjendjes me pandeminë në Kosovë
“Nuk po respektohen zotimet dhe po merren masa të paarsyeshme, po megjithatë shumë të dëmshme për të gjithë neve”, deklaroi përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Këto masa pritet të hyjnë në fuqi nesër, ku orari i gastronomisë do të kufizohet deri në ora 21:00. Kurse ora policore do të fillojë nga ora 22:00.
Kujtojmë se numri i të infektuarve me COVDI-19 ka shënuar shifra alarmante, ku mbi 95% e këtyre rasteve janë me variantin Omicron./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...