Vjen reagimi i Agnesa Vuthaj pas raportimeve për një lidhje me biznesmenin indian
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 13 January 2020
Agnesa Vuthaj ka reaguar me një postim pas lajmeve të fundit.
Në një reagim të gjatë, bukuroshja Agnesa Vuthaj është munduar që të shpjegojë të gjitha ato gjëra që e lidhin atë me një biznesmen indian.
Ajo ka pranuar se punon për kompaninë e miliarderit të famshëm, por vetëm kaq, derisa ka mohuar lidhjet e saj me të.
Fillimisht ajo ka thënë se nuk e ka zakon që të reagojë në shkrime të mediave, por që kësaj radhe ka vendosur ta bëj të kundërtën. “Nuk kam reaguar asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte”, ka shkruar ajo që në fillim derisa ka theksuar se ende ndan respekt ndaj shumë gazetarëve dhe mediave të cilat e kanë përkrahur atë ndër vite e që sot e kanë kontaktuar atë.
Agnesa thotë se miliarderi për të cilin ajo punon nuk paguan “marketing” me kompenzim për të mos botuar lajme dhe se nuk jep ryshfete për të hequr ato lajme.
Ndërkohë, asaj duket se i ka mbetur hatri që është quajtur një “vajzë fshati”, për të cilën gjë ajo thotë se e pranon gjithmonë me krenari vendin nga vjen.“Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore”.
Tutje, Vuthaj thotë se tërë atë që e ka arritur deri me tani e ka arritur vetë, pa përkrahjen e një burri apo të dashuri. “Nuk jam shembull i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar më shumë përkushtim e disiplinë që të krijoj vet çdo gjë që kam sot – jam shembull i vajzës selfmade e jo i vajzës që pret për princin e kaltër të ja shndërroj jetën:.
Agnesa e ka pranuar që punon për kompaninë e Sandesara, për të cilën gjë ajo thotë se ka fjalë të mira dhe se ajo është duke punuar bashkë me të për të punuar disa projekte në Kosovë e Shqipëri.
“E vërta është se punoj për kompaninë e miliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Sandesara me kryeministrin e Kosovës, dikurse edhe me Kryeministrat dhe Presidentet e rajonit dhe jo vetëm”.
Madje bukuroshja ka treguar se është duke lobuar për njohjen e Kosovës nga Nigeria bashkë me miliarderin e njohur.
“Kam qenë në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur të bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan”.
Në fund ajo ka folur edhe për përfoljen që i është bërë, e ku është thënë se ajo është në lidhje me miliarderin indian.
“Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë familja e dytë”, ka shkruar Vuthaj.Ajo ka thënë se në asnjë moment nuk e ka fshehur këtë lidhje me ta, madje është parë në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës.“Kam fluturuar me #PrivatJet nga Tirana për në Europë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotëriun në foto/video por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre. Dhe për fund, nëse do të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala e ime, tek kombësia shqiptare”, ka shkruar ajo.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...