Lajme

Vjen në jetë trashëgimtarja e Astrit Deharit!

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 12 May 2017

Bashkëshortja e të ndjerit Astrit Dehari, ditën e djeshme ka lindur një vajzë.

Në kohën kur Astriti u nda nga jeta ajo ishte shtatzënë dhe si dy të dashuruar ishin në pritje të ëmbël, të bëheshin prindër, por Fati nuk e deshti.

Dhe tani Arta Dehari bëhet nënë, e kjo foshnje e vogel do të rritet me mungesën e babait, transmeton GazetaBlic.com

-Advertisement-

Burime të GazetaBlic, në spitalin e gjinekologjisë kanë bërë të ditur se Arta ka lindur një vajzë, ndërsa për emrin nuk është bërë e ditur ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera