Lajme

Vjen më në fund konfirmimi zyrtar për largimin e Doarsa Kicës

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 07 September 2022

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Burim Meta ka konfirmuar se Partia Guxo dhe LVV do të kenë një deputet më pak në grupin e tyre parlamentar.

Meta në “Debat Plus” ka thënë se humbëse në këtë rast do të jetë vetëm deputetja Doarsa Kica-Xhelili.

“Guxo dhe Lëvizja Vetëvendosje do të kenë një deputet më pak. Por humbëse unë e shohë vetëm Doarsa Kicën. Partia Guxo nuk ka humbur asgjë”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Ai thotë se Kica-Xhelili nuk ka pasur ndonjë ankesë në mbledhjet e grupit.

“Nga e gjithë partia, zonja Doarsa Kica-Xhelili ka qenë më e privilegjuara”.

Më tej, deputeti thotë se Kica-Xhelili ishte larguar nga disa grupe të koordinatorëve që po merreshin me konstituimin e partisë.

“Deklarata e saj ka qenë se do të qëndron brenda grupit parlamentar, por vetëm po largohet për shkak të disa pakënaqësive”, tha Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera