Lajme

Vjehrri ushtron dhunë ndaj nuses në Pejë, policia i gjen edhe armë

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 04 April 2022

Policia në Pejë ka arrestuar një burrëi pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij.

Pos kësaj, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike dhe  376 fishek të dy llojeve të kalibrave.

“Viktima pas intervistimit me pëlqimin e saj është dërguar në shtëpinë e sigurt, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera