Lajme

Vjedhje e rëndë në Prishtinë dhe në Klinë, hajnat “ia mësyjnë” shtëpive

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 10 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vjedhje të rënda në dy qytete të Kosovës në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti i parë ka ndodhur në komunën e Klinës ndërsa i dyti në Prishtinë.

Në kryeqytet, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, telefon, para të gatshme dhe gjësende të tjera.

-Advertisement-

Ndërsa në Klinë një person është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një pronari i cili ndodhet jashtë shtetit.

Të dy rastet nga policia janë cilësuar si “vjedhje të rënda”.

Nga aty është vjedhur një pushkë gjuetie, për ë cilën sipas dëshmitarit viktima ka leje. Sipas njoftimit të policisë, të dyja rastet janë duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera