Lajme

Vjedhin 7000 euro në Malishevë, kapen nga banorët e fshatit

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 06 October 2021

Dy të dyshuar  të hënën në fshatin Mleqan të Malishevës kishin depërtuar me forcë në brendinë e një shtëpie, dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 7000 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Të njëjtit gjatë ikjes janë kapur nga banorët e fshatit dhe iu janë sekuestruat, një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë, 1400 euro para të gatshme dhe disa stoli ari.

“ Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë  e shtëpisë së viktimës mashkull  kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari  dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro. Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400€ par të gatshme dhe disa stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas policisë afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ku rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera