Lajme

Vizita e Osmanit në Mal të Zi, falënderon Ulqinin dhe Tuzin për mikpritjen

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 08 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitën në Mal të Zi, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj vizite e para e vendit, ka vizituar edhe dy komunat me shumicë shqiptare, Ulqinin dhe Tuzin.

Pas vizitës Osmani ka falënderuar këto dy komuna për mikpritjen dhe dashamirësinë.

-Advertisement-

Përmes një postimi në “Facebook”, presidentja tha se përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin do të vazhdojë.

“Ulqin dhe Tuz, faleminderit për mikpritjen dhe dashamirësinë!

Kënaqësi e veçantë të vizitoj dy komuna kaq të afërta me qytetarët tanë dhe vendin tonë. Mbetemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët duke synuar kultivimin e vazhdueshëm të raporteve të veçanta ndërnjerëzore”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera