Lajme

Vizita e Kurtit në ShKK, Gashi i LDK-së: A e ka pyetur Kurti ministren Haxhiu për arratisjet e fundit?

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 23 August 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas vizitës së kryeministri Albin Kurti në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ka bërë disa pyetje, të cilat, sipas tij, kryeministri është dashur të ia bëj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Ai është shprehur se Kurti është dashur ta pyes Haxhiun edhe për arratisjen e fundit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

-Advertisement-

“Meqenëse Albin Kurti e paska vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës, a e ka pyetur ministren e vet: Pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit? Pse janë ndryshuar rregulloret për trajtimin e të burgosurve? Cili është ndikimi i këtyre ndryshimeve në arratisjet e ndodhura? Sa ka dorë krimi i organizuar në ndryshimin e këtyre rregulloreve? Pse në burgje të sigurisë së ulët (apo gjysmë të hapur) mund të dërgohen persona që u kanë mbetur deri në 10 vite të dënimit të pa kryer, kur më parë ka qenë 2 deri në 3 vite të dënimit të mbetur?”, ka shkruar Gashi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Gjatë qëndrimit atje, është diskutuar mbi punën dhe sfidat e shërbimit korrektues, teksa është theksuar miratimi i ligjit për këtë institucion, me të cilin janë themeluar njësi të reja për vlerësimin dhe klasifikimin e të burgosurve, përfshirë edhe trajtimin e personave me nevoja të vecanta.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ditën e sotme objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Prishtinë. Në qëndrimin atje, u bisedua mbi punën dhe sfidat e shërbimit korrektues, teksa në 11 burgjet e Kosovës ndodhen gjithsej 1734 të burgosur, prej tyre 1120 të dënuar. U theksua miratimi i ligjit për SHKK-në me të cilin janë themeluar njësi të reja, si ato për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, për inteligjencë, njësia Ekonomike dhe themelimi i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, si dhe miratimi i planit zhvillimor strategjik për SHKK-në 2023-2027, përmes të cilit synohet përmbushja e vizionit të agjencisë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, thuhet se në vizitë u fol edhe për programet rehabilituese dhe aftësimin profesional për të dënuarit dhe mundësitë e bashkëpunimit me organizata të ndryshme.

Kurti në këtë vizitë shoqërohej nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera