Vizioni për Ballkanin, është projekt për kthimin e ish Jugosllavisë
Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 14 July 2017
Shkruan : Fadil Maloku
Fitohet përshtypja se eurokratët e Brukselit, e tanim edhe këta të Samitit të Triestës (që po mbahet këto ditë përcëlluese në Itali) me konceptin apo projektin e “Ballkanit Perëndimor”, kanë në mendje krijimin e një punëtorie të atillë socio-politike, prej nga do të prodhoheshin modele të atilla që do të ishin të zhveshura shumë nga fuqia e sovranitetit shtetëror.
Së këndejmi, mendimi ynë në këtë drejtim është se Ballkani Perëndimor në një mënyrë do të jetë ai zinxhiri kryesor i rrumbullakimit të procesit të globalizimit në gjithë Evropën, e ndoshta edhe më gjerë. Tekefundit, këtë e dëshmojnë edhe operacionet ushtarake që i ka ushtruar diskursi politik i NATO-s në këto vitet e fundit në këtë pjesë të botës.
Projektet e burokratëve për rregullimin e Ballkanit
Duket që kah hapësirat e Ballkanit Perëndimor, kur është në pyetje çështja e rajonizimit, ndër projektet që më së shumti gjer tani kanë hasur mirëkuptim jo vetëm ndër qarqet e qendrave të vendosjes politike, por edhe ekonomike (është fjala për kompanitë e mëdha transnacionale) si KTN-të, etj, janë ato që kanë të bëjnë me rikonfigurimin e Ballkanit në formë të një tërësie unike. Këto projekte do theksuar që mbesin ende për t’u diskutuar në nivelet politike, ngaqë situata e tanishme me plot të pasiguri imponon një rezervë të pathënë për to.
Këto projekte mund të përmblidhen në gjithsej katër iniciativa:
1. Iniciativa amerikane për Evropën Juglindore (SEC) ;
2. Iniciativa e Bashkësisë Evropiane:
3. Rruga e ashtuquajtur e integrimeve pansllave;
4. Iniciativa autonome e vendeve Ballkanike.
Integrimi është një proces i cili që nga e kaluara ka zgjuar interesime sidomos për identitetet dhe vendet të cilat kanë fuqi dhe ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë. Ky konstatim, në rastin e Evropës padyshim që i takon një Gjermanie e një France, të cilat kanë me vete kapacitete njerëzore dhe resurse ekonomike që ta iniciojnë idenë e një kulmi të përbashkët, gjithnjë sipas modelit Amerikan.
Do theksuar që BE-në, e kanë përcjellë disa veçori që u manifestuan si produkt i aprovimit të “Planit të Schumanit”. Ndër to, katra sosh janë më të rëndësishme për t’u përmendur në këtë rast. E ato janë:
1. Liria e vendosjes së mekanizmave të apostrofuar në mënyrë të pavarur nga organet dhe mekanizmat e vet shtetërorë dhe nga qeveritë e tyre;
2. Vendimet e aprovuara drejtpërdrejt i obligonin të gjitha shtetet anëtare, edhe atëherë kur vendimet nuk merreshin në mënyrë unanime;
3. Vendimet e organeve të këtij mekanizmi mbinacional i obligojnë të gjithë personat juridikë të vendeve nënshkruese të marrëveshjes;
4. Anëtarët pjesëmarrës të këtij mekanizmi mbinacional, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë njëherit edhe përfaqësues të qytetarëve të vendeve prej nga vijnë, e jo të shteteve, ngaqë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve. Duket se për t’u realizuar “ëndrra” e bashkimit të Europës, ajo më parë duhet të kalojë nëpër disa pengesa apo procese gati të patejkaluara integrative, në formë konglomeratesh që edhe tani janë duke u shfaqur herë pas herë….
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...