Vivien Thano bën deklaratën e papritur ndaj Arbenita Ismajlit

Autori: Gazeta inFokus
18:04 | 13 January 2025
Vivien Thano ka ndarë mendimin e saj për Arbenita Ismajlin, duke shprehur se nuk ka asnjë lloj respekti për të. Gjatë intervistës në “Glamour Zone” në Ora News, ajo rrëfeu arsyen që e ka shtyrë të mendojë kështu, një ngjarje që ka ndodhur gjatë kohës kur Vivien ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Kur u pyet për figurat publike ndaj të cilave ndiente mungesë respekti, Vivien theksoi Arbenita Ismajlën si një nga to, duke shpjeguar se ky qëndrim ishte rezultat i disa komenteve negative që modelja kishte bërë për të pas daljes nga “Big Brother”. Ajo përmendi se Arbenita kishte postuar disa story në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si ajo kishte vepruar në një situatë të caktuar, për të cilën, sipas Vivien, modelja nuk kishte asnjë informacion të saktë.
Biseda:
-Për cilin apo cilën nga figurat publike ti nuk ke aspak respekt dhe pse? Ndoshta mund të ketë të bëjë me diçka që ka ndodhur mbrapa skene ose ke dëgjuar të flitet për ty?
Vivien Thano: Një personazh që mbaj mend, nuk është se është shumë i rëndësishëm, por mbaj mend kur dola nga Big-u shumë pak pashë nga deklaratat që kishin bërë për mua. Një që më bëri përshtypje ishte Arbenita Ismajli.
-Ish-bashkëshortja e Feros?
Vivien Thano: Po. Kishte bërë 3-4 story vetëm për mua dhe për faktin se si duhet të sillesha unë aty brenda për një situate që ajo nuk e kishte idenë sesi kishte ndodhur në shtëpi.
-Mua më ka shpëtuar kjo pjesë.
Vivien Thano: Atëherë, ishte një situatë ku ishin disa pyetje anonime dhe të gjithë hamendësuan se pyetja ishte nga unë. Ideja është që ti kur nuk e di sesi ka qenë situata dhe nuk je pjesë e atij ambienti, nuk është se ke një telefon në dorë dhe mund të bësh çfarë të duash me të. Më vonë e kishte hequr, ndoshta është penduar. Megjithatë femra që i bie një femre tjetër ka diçka inferiore brenda saj ose unë i kam ndezur diçka që asaj i dhemb shumë. Kjo mund të jetë një personazh, por me gjithë të tjerët unë kam shkuar shumë mirë.

Të tjera
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...
-
“Për shkak të zgjedhjeve elektorale, pacientët po blejnë barna jashtë Kosovës” – Haxhijaha e akuzon Arben Vitinë për mungesën e barnave në Kosovë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj unifikimit të çmimit të barnave, ka...
-
Kica Xhelili: Kushtetuta nuk është formalitet teknik – dorëhiquni sikurse ua kërkon ligji që keni miratuar vet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka rea...
-
FSK: Përfundon Java Ndërkombëtare e Kadetëve, sukses i standardeve ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e...
-
Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ...
-
Vëllai i deputetes së VV-së merr post në MPB, ani pse dikur e quante tru-thatë Sveçlën
S’ka rëndësi pse dikur e quante tru-thatë, madje tani do të punojë në min...