Vitin e kaluar, mbi 16 mijë viza lëshoi vetëm Ambasada e Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus
22:29 | 16 November 2022
Mbi 16 mijë viza lëshoi vetëm Ambasada e Gjermanisë në 2021.
Kërkesa e kosovarëve për t’u pajisur me një vizë është bërë rutinë. Pritje të stërzgjatura në të nxehtë e në të ftohtë, e pagesa e shumave të mëdha të parave, janë ankesat e qytetarëve të Kosovës, kur presin për t’u pajisur me një vizë, qoftë turistike ose edhe të punës. Ata që presin për një vizë pune thonë se po ikin në kërkim të një jete më të mirë.
Kështu, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që vuan nga regjimi i vizave. Pritjet e qytetarëve para ambasadave vazhdojnë dimër e verë. Madje në qendrën e aplikimit për viza të Zvicrës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, vazhdon të ketë shumë qytetarë duke pritur, raporton televizioni publik.
Kjo situatë i përcjell në vazhdimësi të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me një vizë Schengen apo pune.
“Me pritë për gjashtë muaj për një vizë turistike, kjo është tmerr sepse për viza të punës po e shohim që është krejt rinia, por është mjerim”, thotë Ekrem Dërmaku, banor i komunës së Kamenicës.
Hiç më mirë situata nuk është as para ambasadave të Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë e Sllovenisë.
Edhe këtu, disa prej qytetarëve kanë zgjedhur të aplikojnë për vizë pune.
“Ka punë edhe këtu, por atje ka një jetë më të mirë”, thotë Zijadin Shaqiri, banor i komunës së Gjilanit.
Pritje të qytetarëve me dokumente të shumta ka edhe para ambasadës gjermane në Prishtinë.
Ndonëse shumica e tyre janë në pritje për aplikim për një vizë turistike, thonë se janë lodhur nga këto procedura.
“Të hiqen vizat është më mirë. Por ka komplikime shumë të mëdha”, thotë Xhevat Bytyçi, banor i komunës së Suharekës.
Në një përgjigje elektronike për RTK-në nga ambasada gjermane, kanë konfirmuar se numri i vizave Schengen të lëshuara për vitet 2020-2021 për qytetarët e Kosovës, ka qenë mbi 25 mijë.
Kështu, brenda vitit 2020, vetëm kjo ambasadë ka lëshuar rreth 8 mijë viza, e ky numër, duke llogaritur edhe kohën e pandemisë.
Ndërkohë, në vitin 2021, e njëjta ambasadë ka lëshuar 16 mijë e 826.
Sidoqoftë, ky numër nuk përbën tërësinë e vizave të lëshuara pasi ka edhe ambasada të tjera nga vende të ndryshme që japin viza Schengen.
Ndërkohë, ambasada gjermane ka bërë të ditur se numri i vizave të lëshuara për vitin 2022 do të publikohet në fillim të vitit 2023.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë...
-
Cakolli kritikon VV-në për rrymën: Po të ishte vendim i gjykatës, s’do të mbetej zyrtar pa reaguar
Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke th...
-
Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë – VV s’mund të ngrihet mbi Kushtetutën
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se t...
-
Osmani mesazhe Brukselit: Pa SHBA-në dialogu është më i dobët, me të marrëveshjet janë më të realizueshme
Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik ...
-
Alarmon eksperti i sigurisë kibernetike: Rusët nisën sul*min e dytë ndaj Kosovës, target ishin mediat
Halil Berisha, ekspert i sigurisë kibernetike, ka paralajmëruar për valën e d...
-
Dakaj reagon pas rritjes 16%: Çmimi i rrymës është “i lirë” – sepse Albini është bërë shumë i pasur
Gazetari i Infokus, Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit t...
-
KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri
KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës...
-
Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria ë...
-
Avdullah Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9...
-
MPB-ja konfirmon sul*met kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme
Gjenden në dy anët e kundërta të globit, por Kosova nuk ka mbetur e paprekur ...
-
Kurti pret De Riun në takimin përshëndetës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u prit nga kryeministri i R...
-
KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim krim*inal, kërkohet protestë gjithë-popullore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reagua...