Lajme

Vitia para deputetëve prezantojë Ligjin për çmimin e produkteve medicinle

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 09 July 2024

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.

Ministi Vitia para deputetëve prezantoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinle.

“Në gusht të vitit 2023 ka hyrë në fuqi Ligji për Çmimin e produkteve medicinale, përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në Republikën e Kosovës. Për zbatimin e këtij ligji Ministria ka paraparë edhe planin e veprimit.

-Advertisement-

Ky ligj përcakton sigurimin me kosto të përballueshme të produkteve medicinale të nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet e Republikës se Kosovës. Llojet e çmimit të produkteve mediciale, sipas neneve të këtij ligji që përcaktohen nga Komisioni janë: çmimi me shumicë, çmimi me shumicë për produkte gjenerale, çmimi me pakicë, çmimi me pakicë për produkte gjenerike”, ”, tha Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera