Lajme

Vitia: Kemi siguruar 70 milionë euro buxhet shtesë për luftimin e COVID 19 dhe për sistemin shëndetësor në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 25 May 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, pasi prezantoi masat e reja lehtësuese ka thënë se do bëhet hapja edhe e shkollave e institucioneve tjera por me masa të shtuara, sidomos ato higjienike.

Ai tha se janë siguruar 70 milionë euro buxhet shtesë në luftimin e COVID 19 por edhe për sistemin shëndetësor.

“Shkollat dhe cerdhet do hapen por masat e higjiena do të jenë të domsodoshme. Objektet fetare po happen por duhen masat domosdoshmërisht. Kufijtë do hapen por masat mborjtëse sigurisht do shtohen. Përgjegjësi individuale dhe kolektive, kjo është përgjigja më e mirë që mund t’i japim virusit”.

-Advertisement-

 

“Për ata që pyesin kur do vijë vala e dytë, nuk mund ta themi asnjë nga ne por për këtë ju them se po përgatitemi. Kemi siguruar buxhet shtesë 70 milionë euro nga qeveria, donatorët jashtë buxhetit të ndarë. Këto do shfrytëzohen jo vetëm në luftimin e virusit por edhe për shëndetësinë, do dyfishojmë laboratorët, do dyfishjojmë aparaturat e trajtimit, do shtojmë nurmin e rezonancave magnetive, do dyfishojmë numrin e shtretërve, mbi të gjtha do sigruojmë masa për personelin shëndetësor. Këto investime janë investime të munguara. Në ditët në vazhidm bashkarisht do zhvillojmë teset të temepreaturës, kampanjë informuese. Në sheshe e vende publike do ketë më shumë policë e vullnetarë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera