Viti 2022 i ka ndryshuar jetën Dua Lipa-s dhe këtë e pohoi vetë këngëtarja!
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 29 December 2022
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë gjatë gjithë vitit e angazhuar me koncerte.
Kjo në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, për të cilin ka qenë e pranishme në vende të ndryshme të botës dhe ka mbajtur gjithsej 94 koncerte. Turneun artistja e përmbylli në Shqipëri duke bërë një performancë të jashtëzakonshme më 28 nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Krijuesja e hitit “Levitating” së fundmi ka ndarë disa momente në Instagram, nga performancat që ka realizuar.
Future Nostalgia ~ 2022 ~ viti që ndryshoi jetën time. Faleminderit për kujtimet e përjetshme”, tha Lipa.
Artistja nga Kosova ndërkohë gjatë këtij viti fitoi më shumë se katër milionë euro. Kompania e saj ‘Dua Lipa Limited’ tani ka mbi 24 milionë euro të grumbulluara nga 19.8 milionë euro një vit më parë. Ndërkaq, thuhet se Dua është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar.
Por duket se pasi u takuan personalisht në Brunch të Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, ajo është bërë e afërt me reperin dhe disa burime kanë pohuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.
Sipas një burimi, ai ishte shumë i interesuar për një romancë më yllin e muzikës pop. Burime të tjera thonë se ai madje udhëtoi për në New York për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball.
Dyshja e njohur u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në Distriktin Meatpacking për drekë ditën tjetër. Rikujtojmë, se ‘Apple Music’ së fundmi ka publikuar listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. “Cold Heart” e kënduar nga Dua Lipa dhe Elton John ishte kënga më e kërkuar në aplikacionin Shazam.

T� tjera
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
-
Shiroka Pula: BE-ja të mos jetë selektive në procesin e zgjerimit
Në Samitin e radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që është organizuar në Ohër...
-
Ministri Ejup Maqedonci dekoron Bashkim Jasharin me Medaljen “Shërbim i Shquar” në Ditën e Forcës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sig...
-
“Me armë, fjalë e kamerë në shërbim të atdheu”, Musliu dhe Lushtaku vlerësojnë kontributin e veteranëve të UÇK-së dhe gazetarëve të luf*tës
Ganimete Musliu, së bashku me kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun, kanë ndarë...
-
Cili ishte destinacioni final i dro*gës që u kapë në Kaçanik- Policia e Prokuroria dalin me detaje
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se tre pe...
-
A i lexojnë deputetët ligjet që votojnë? Eman Rrahmani tregon çfarë ndodhi në Kuvend kur përmendi sterilizimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur pi...
-
Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi europiane
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Europa po kërkon të marrë kontrol...
-
Aksioni në Kaçanik, 136 kilogramë marih*uanë të sekuestruara, Sveçla: Nuk ka tolerime…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...




































