Lajme

Viti 2014: Kur Lista Srpska vononte votimin e Qeverisë Mustafa për shkak të konsultimeve në Rashkë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 10 September 2017

Lista Sprska, jo vetëm këtë herë, por, edhe kur ishte ndërtuar Qeveria PDK-LDK, kishte qenë faktor për ndërtimin e institucioneve. Atëkohë, Adem Grabovci e Ismet Beqiri kishin kërkuar të shtynin për 24 orë votimin e Qeverisë për shkak se në parlament nuk ishin deputetët serbë. Situatë e njëjtë ishte edhe të shtunën kur votimi i Qeverisë u shty për disa orë pasi deputetët serbë ishin duke u kthyer nga Beogradi.

Deputetët e Listës Srpska, më 8 dhjetor të vitit 2014, ia patën shtyrë për 24 orë votimin e Qeverisë së Isa Mustafës.

Seanca e nisur më 8 dhjetor ishte shtyrë një ditë më vonë. Qeveria ishte votuar më datën 9 të muajit të fundit të 2014’tës.

-Advertisement-

Atëkohë, deputetët serbë kishin kërkuar disa pozita në AKI e FSK dhe nuk iu kishin plotësuar. Si pasojë e kësaj, kishin vendosur të mos shkonin fare në Parlament.

Edhe pse Isa Mustafa kishte prezantuar kabinetin dhe planin e Qeverisë, Ismet Beqiri i LDK’së e Adem Grabovci i PDK’së kishin kërkuar nga deputetët të shtynin seancën për një ditë tjetër.  Kërkesa  tyre ishte aprovuar me 69 vota për dhe të nesërmen ishin paraqitur edhe deputetët e Listës Sprksa.

Situatë e ngjashme ka ndodhur edhe të shtunën kur është votuar Qeveria e Ramush Haradinajt. Kësaj radhe, deputetët serbë kanë shtyrë për disa orë votimin e Qeverisë për shkak se ndodheshin në Beograd  për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë.

Zyrtarë të LDK’së disa herë e kanë përsëritur se Qeveria e Haradianjt është e kthyer dhe e kushtëzuar nga Beogradi.

Ndërkaq, një deputet i NSIMA’s tha se LDK kishte kthyer edhe b… kah Begradi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera