Shëndetësi

Vitamina D ndihmon gratë shtatzëna

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 27 Dhjetor 2017

Gratë shtatzëna duhet që të marrin sa më shumë vitamin D si dhe acid folik.

Kështu thonë gjetjet e reja nga një hulumtim i fundit në Universitetin Birmingham ndërsa rezulton se vitamina D si dhe acidi folik, parandalojnë komplikimet e shtatzënisë, transmeton Klan Kosova.

Për herë të parë, shkencëtarët kanë shikuar saktësisht se si vitamina e diellit ndikon në shëndetin e placentës, e cila furnizon foshnjat e palindura me ushqim jetësor dhe oksigjen nga nënat e tyre.

-Advertisement-

Rezultati i këtij hulumtimi është se qelizat imune në placentë i përgjigjen vitaminës D, duke promovuar në mënyrë aktive zhvillimin e shëndetshëm të organizmit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy