Visar Azemi: Martin Berishaj është bankomat i LVV-së
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 28 April 2023
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se LVV ka vendosur në krye te sistemin energjetik të vendit, personin i cili ka udhëhequr me komisionin e kësaj partie për energji.Sipas Azemit, dy vjet menaxhimme KEK-un, Krasniqi ka prodhuar vetëm kriza energjetike.
Sipas tij keqmanaxhimi dhe keqpërdorimi i KEK-ut ka rritur nevojat për import të energjisë elektrike.
“Këtu janë bashkë trinomi, Kurti, Berishaj e Krasniqi, sepse Kurti i ka emëruar të dy këta dhe kjo ka qenë situatë se z.Krasniqi dhe z.Berishaj janë takuar së bashkë në Kroaci në kohën kur Kosova ka importuar energji e kur ambasadori Berishaj ka qenë përfaqësues i GEN-it në Serbi, kompanisë sllovene që ka shitur energji elektrike në rajon dhe këto janë copëza që kur t’i grumbullojnë ta paraqesin situatën e qartë”, ka thënë Azemi, në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazi.
Pos kësaj, zyrtari i lartë i LDK-së ka pohuar se partia në pushtet po e mbron korrupsionin sepse sipas tij diçka e përbashkët po i lidh, KEK-u, importin e energjisë që e ka bërë ambasadori Berishaj dhe shfirën mbi 1 milion euro që janë tërhequr në Kosovë.
Ndërsa sa i përket deklarime të qeverisë e të KEK-ut se fitimi ka qenë 107 milion euro, sipas Azemit kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe mungesës së investimeve kapitale nga kjo kompani.Kjo qeveri sipas tij nuk ka bërë asnjë investim në sektorin e energjisë, duke refuzuar edhe gazin amerikan edhe investitorët e tjerë që po presin për investime në energji të ripërtritshme
“Si duket qëllimi paska që vetëm të importojnë energji elektrike nga Martin Berishaj dhe të njëjtin ta shfrytëzojnë si bankomat”, ka thënë Azemi.
Të tjera
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...