Lajme

Virusi nuk ua lë shenjë deputetëve, i morën mbi 2 milionë euro në kohë pandemie (DOKUMENT)

Autori: Doresa Geci 11:14 | 22 September 2020

Ndonëse nuk dolën edhe shpesh në Kuvend, për shkak të pandemisë, deputetët e Kuvendit të Kosovës i morën mbi 2 milionë euro paga.

Mbi një qerek milioni euro më shumë se një vit më parë kur lëvizja e aktivitetet nuk ishin të kufizuara, shkruan Gazeta Infokus.

Në bazë të raportit të shpenzimeve për gjashtëmujorin parë të vitit 2020, të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus, të zgjedhurit e popullit ia morën buxhetit të vendin hiq më pak se 280 mijë euro më shumë se sa në vitin 2019.

-Advertisement-

Përveç kësaj, kur gjithë qytetarët ishin të izoluar, ligjvënësit e shfrytëzuan të drejtën që më para të shtetit të dilnin jashtë vendit. Nuk i ndalën drekat e darkat zyrtare, telefonat mobil e veturat zyrtare.

Sipas këtij raporti, nga janari i këtij viti deri në qershor vetëm për biletat e deputeteve u shpenzuan mbi 11 mijë euro.

Megjithatë, krahasuar me një vit më parë shpenzimet për këtë kategori del të jetë më i vogël.

Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në bazë të raportit të siguruar nga Gazeta inFokus, për shpenzimet gjashtëmujore në këtë institucion del se nuk i kanë ndalur drekat zyrtare edhe pse kufizimet e lëvizjes dhe gastronomisë kanë qenë në fuqi.

Për gjashtë muaj, ata i hëngrën mbi 4 mijë euro.

Përderisa vitin e kaluar shumë ishte 66 mije e 557 euro.

Në këtë raport janë pasqyruar në mënyrë analitike por edhe në mënyrë të përmbledhur të gjitha shpenzimet për të gjitha kategoritë ekonomike si për paga dhe mëditje, Mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere dhe për investime kapitale. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera