Lajme

Virusi kinez| Mblidhet Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 27 January 2020

Një virus i ri, i padëgjuar më parë, filloi së pari në Wuhan të Kinës.

Nga ai vdiqën më shumë se 50 persona derisa mbi 2 mijë të tjerë u infektuan, shkruan gazeta inFokus.

E pavarësisht se qyteti u izolua virusi preki edhe vende si Koreja e Jugut, Rusia, Kanada e ShBA-të.

-Advertisement-

Kështu, ka filluar një mobilizim në të gjithë botën.

E në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është mbledhur të shikohet gjendja, por edhe të përgatiten nëse verifikohet ndonjë rast i tillë, shkruan gazeta inFokus.

Drejtori Ekzekutiv, Naser Ramadani ka thënë që ende nuk ka ndonjë rast të dyshimtë.

“Po ashtu, ai tha se Instituti është i gatshëm, për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike, ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për panikë, por, sipas tij, ka nevojë për kujdes”.

“Përfaqësuese nga Zyra e OBSH në Kosovë, Prof. Dr. Isme Humolli, u shpreh se tashmë është duke u bërë komunikimi i rrezikut me publikun dhe punonjësit shëndetësor. Ndërsa, tha se matja e temperaturës së udhëtarëve me laser, në aeroportin e Prishtinës, mund të mos jetë aq efektiv, në zbulimin e kësaj epidemie”.

Prof. Dr. Ariana Kalaveshi, tha se ekzistojnë disa paqartësi, lidhur me këtë epidemi, siç është periudha e inkubacionit të sëmundjes, e cila ende nuk dihet saktë.

Në anën tjetër, Drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Lindita Ajazaj, potencoi faktin se kanë bërë kërkesë që të pajisen me maska dhe mjete tjera mbrojtëse, si dhe tregoi planin për të krijuar një repart të izolimit, brenda kësaj Klinike, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti.

Në fund të takimit, u vendos që të formohet një Grup Punues,në lidhje me pneumoninë virale me koronavirus.

Komiteti per sëmundje ngjitëse këshillon të gjithë, që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera