Lajme

Vihet në funksion aparati i mamografisë në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 09 February 2022

Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec, kanë vënë në funksion aparatin e mamografisë, i cili shërben për ta identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit.

Saranda Sallteku, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Soociale është shprehur se aparati i mamografit vlerësohet të jetë një prej aseteve më me rëndësi për mjekësinë primare, sidomos në aspektin shëndetësor, në parandalimin me kohë të sëmundjes së kancerit të gjirit.

“Komuna e Rahovecit me një investim si ky, ka investuar direkt në shëndetin e grave-nënave si shtyllë kryesore e familjes dhe mirëqenies së saj. Të gjitha gratë që duan dhe u rekomandohet nga mjeku përkatës mamografia, luten të bëjnë paraprakisht terminet në QKMF “Fahredin Hoti”.Së bashku për shëndetin e mirë të gruas”, ka thënë drejtoresha Sallteku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera