Lajme

Vihet gurthemeli i Qendrës për Aftësime Profesionale në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 27 June 2017

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës Agim Veliu kanë vënë gurthemelin e Qendrës për Aftësime Profesionale në komunën e Podujevës, objekt ky i pari i kësaj natyre në këtë komunë.

Ky objekt pas përfundimit të punëve teknike, do t’iu mundësojë personave të papunë trajnimin dhe aftësimin e tyre sipas nevojave të tregut të punës në Komunën e Podujevës.

Gjithashtu do të ofrojë shërbime tjera të natyrës administrative si p.sh. këshillime, ndërmjetësime në punë etj.

-Advertisement-

Poashtu bëhet e ditur se tri profesionet që do të ofrohen si trajnime janë: IT, rrobaqepësi dhe parukeri.

Vlera financiare e këtij projekti është 149,613.91 euro me gjithsej 650 metra katrorë dhe pritet të përfundojë pas 5 muajsh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera