Viets: Kosovës aktualisht i duhet një qeveri stabile
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 17 July 2017
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën ‘Zëri’ ka thënë se rënia e PDK-së dhe ngritja e ‘Vetëvendosjes’ kanë qenë të pritshme në këto zgjedhje. Ajo ka shtuar se Kosovës i duhet një qeveri stabile, pasi që para vendit janë shumë sfida të mëdha.
Sipas saj, nëse Qeveria me në krye Haradinajn do t’i ketë vetëm 61 vota dhe opozita e re do të sillej në Parlament si kreu i AAK-së kundër demarkacionit, atëherë nuk do të ketë stabilitet në vend
Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në zgjedhjet e qershorit ka qenë e pritur, përderisa parashihej që ‘Vetëvendosje’ do të ketë rritje në vota. Megjithatë, ka qenë e qartë që rezultati zgjedhor nuk do të mundësoj deri në atë masë që një parti e vetme, apo një koalicion do të ishte në gjendje ta krijonte një shumicë stabile në Parlament.
Kështu ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, duke shtuar se nga bisedat që i kanë pasur me qytetarët e Kosovës e kanë fituar përshtypjen se janë të pakënaqur me gjendjen politike në vend.
Ambasadorja e shtetit më të fuqishëm në Evropë thotë se janë të interesuar që në Kosovë të formohet një Qeveri stabile, por, siç thotë ajo, se si do të zhvillohen gjërat më tute kjo mbetet të shihet, për faktin se për detyrat që i ka vendi përpara nevojitet stabilitet, përfshirë këtu formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave me BE-në, dialogun me Serbinë.
‘Të gjitha këto janë sfida shumë të mëdha të cilat një qeveri mund t’i çoj përpara vetëm me vullnet shumë të fortë. Nëse kjo qeveri e ka këtë vullnet me 61 vota, atëherë gjithcka është në rregull, mirëpo rreziku është që të mos jetë kështu’, shprehet Viets.
Ambasadorja gjermane ka kujtuar faktin se në qeverisjen e kaluar Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i koalicionit PAN për kryeministër, ka bërë pjesë në grupin e opozitës që e kanë vënë në dispozicion gazin lotësjellës për të kundërshtuar vendimet e Parlamentit, përkatësisht për marrëveshjen e Demarkacionit.
Sipas saj, nëse Haradinaj do të jetë në krye të Qeverisë dhe opozita e re do të sillet në të njejtën mënyrë, atëherë, siç thotë ajo, nuk mund të flasim për stabilitet në vend.
‘Haradinaj ka qenë një prej kundërshtuesit më të zëshëm të Demarkacionit, i cili përveç se ka refuzuar këtë marrëveshje ka sjellë edhe argumentet e tij pse nuk duhet të votohet marrëveshja. Tani nuk e di se si do të veproj ai në të ardhmen, mirëpo ajo që mund të marr me mend është se kjo çështje mund të zgjatet deri në pafundësi dhe Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave’, shprehet Viets.
Ambasadorja gjermane ka folur edhe për nevojën e luftimit të korrupsionit në Kosovë, miratimin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së paligjshme, procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, përfshirjen e presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë, etj.
Të tjera
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...