Sport

Video/Goditje si në artet marciale, i kuq dhe lot për Arturo Vidal

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 17 November 2021

Pas tre fitoresh radhazi Kili ndali ecurinë pozitive në eliminatoret e Amerikës së Jugut për Botërorin Katar 2022, pasi u mposht në shtëpi nga Ekuadori me rezultatin 0-2 me sfidën që u vendos nga golat e Estupinan dhe Caicedos.

Me këtë humbje La Roja zbriti nga vendi i 4-t në të 6-in. Ndaj Ekuadorit ishin dy liderat e skuadrës ata që prishën planet e trajnerit uruguian Lasarte, pikërisht dy lojtarët e Interit Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez. Mbreti “Arturo” u ndëshkua me karton të kuq që në minutat e para të sfidës ndërsa Sanchez u largua për shkak të një dëmtimi muskular 10 minuta para fundit të pjesës së parë. Pikërisht kartoni i kuq i Vidal është ai që po bën xhiron e botës.

Pa u mbushur ende çerek ore lojë Vidal në tentativë për të kapur një top e ngre këmbën shumë më tepër se sa mund të lejohet duke goditur në fytyrë me takë mbrojtësin e Ekuadorit Felix Torres Caicedo. Edhe pse mesfushori i Interit e kuptoi gabimin dhe u pendua menjëherë, gjyqtari nuk u mendua dy herë duke i nxjerrë kartonin e kuq. Vidal i shokuar për faullin që kishte shkaktuar përqafoi gjyqtarin dhe me duart në kokë u largua në lot nga fusha duke ia bëra më të thjeshta gjërat Ekuadorit për të fituar ndeshjen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera