Sport

VIDEO/ Futbollisti mësoi se humbi mamanë, nuk i mban lotët në fushë

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 22 May 2023

Lojtari i Montpellier në Ligue 1, Issiaga Sylla shpërtheu në lot në fushën e blertë teksa pak minuta para ndeshjes së kampionatit ndaj Nantes në transfertë, mësoi se mamaja e tij ishte ndarë nga jeta.

Mbrojtësi u ngushëllua nga shokët e skuadrës, ndërsa gjeti gjithsesi forcën për të zbritur në fushë ashtu siç ishte parashikuar, madje duke u aktivizuar për 90 minuta në triumfin e Montpellier me shifrat 0-3.

29-vjeçari është një nga titullarët më të vlerësuar në radhët e Montpellier teksa këtë sezon në Ligue 1 numëron 15 paraqitje ndërsa ka mundur të shënojë një gol dhe të asistojë në tre raste.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy