Lajme

Video dhe detaje se si u vra kreu i ISIS

Autori: Halil Berisha 13:36 | 31 October 2019

Një prej njerëzve më të frikshëm të botës moderne, Abu Bakr al-Baghdadi, drejtues i të vetëshpallurit Shtetit Islamik, i njohur si “ISIS”, u vra më 24 tetor.

Kjo, nga një sulm që u bë nga njësitë speciale të Ushtrisë Amerikane.

E Gjenerali i marinësve amerikan, Keneth McKenzie, tha që planifikimi i këtij sulmi ishte bërë shumë më herët, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ky, ka thënë që Baghdadi ishte target priroitar, që ta vendosin para drejtësisë.

“Sapo u bë e qartë që kemi marrë informata inteligjente të sakta për vendndodhjen e tij, ne përgatitëm një plan të dizajnuar për ta kapur ose vrarë dhe filluam përgatitjen e ekipit të operacioneve speciale për misioni”, tha McKenzie

Ky thotë që i njoftoi Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, vetëm një ditë më herët se aksioni.

E me aprovimin e Sekretarit të Mbrojtjes Dr. Mark T. Esper dhe Gjeneralit të Ushtrisë Mark A. Milley, u bë edhe njoftimi i Presidentit Donald Trump për të gjitha aspektet e planit, duke përfshirë edhe rreziqet e ekzekutimit të tij.

Ekipi i Operacioneve speciale që ishte vendosur në Siri filloi sulmin ndaj një kompleksi në provincën Idlib, afër kufirit me Turqinë.

E po sa kanë mbërritur helikopterët ushtarak në afërsi të kompleksit ku dyshohej të jetë fshehur Baghdadi, ata u sulmuan nga toka.

McKenzie beson që këta që sulmuan helikopterët nuk ishin ushtarë të ISIS-it.

Megjithatë, sipas tij, ata u treguan armiq ndaj forcave të SHBA-ve, dhe kështu u vranë nga dy sulme ajrore të helikopterëve.

Ekipi i ushtarëve amerikan, pastaj rrethoi kompleksin e i urdhëroi ata brenda të dorëzohen.

“Ata që dolën jashtë ndërtesës u kontrolluan për armë e eksplozivë dhe u larguan nga aty. Forcat e SHBA-ve, ndaluan e më pas liruan të gjithë jo-luftëtarët. Grupi u trajtua gjithmonë në mënyrë njerëzore, dhe përfshinte edhe 11 fëmijë”, thotë McKenzie.

 

Pesë pjesëtar të ISIS brenda ndërtesës, sipas gjeneralit ishin rrezik për forcat amerikane “Ata nuk iu përgjigjën urdhërave në gjuhën arabe që të dorëzohen, dhe vazhduan të rrezikojnë forcën. Ata u rrethuan nga forcat dhe u vranë, katër gra dhe një burrë”, shton ai.

Pastaj forcat amerikane lokalizuan Baghdadin brenda një tuneli në ndërtesë. Kur kapja e tij, ishte e pashmangshme, terroristi aktivizoi bombën që po e mbante në trup dhe vrau vetën dhe dy fëmijët.

“Pas vrasjes/vetëvrasjes së Baghdadit, ekipi i ushtarëve larguan mbeturinat nga tuneli dhe siguruan ADN-në e tij për verifikim të cilat dolën pozitive”.

Kështu, trupi i tij, u varros në deti, në pajtim me ligjin për konfliktet e armatosura./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera