Sport

VIDEO/ 90 minuta larg rikthimit në Premier League, tifozët e klubit historik “pushtojnë” fushën

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 18 May 2022

Kanë kaluar 23 vite nga hera e fundit, që Nottingham Forest ka luajtur në Premier League. Ishte sezoni 1998-1999, kur skuadra zbriti nga “elita”, pasi u rendit në vendin e fundit, ndërsa në këtë sezon, Premier League është shumë pranë, vetëm 90 minuta larg.

Nottingham u rendit në vendin e katërt në Championship dhe fitoi të drejtën për të luajtur në “Play-Off” dhe në gjysmëfinale kaloi me vështirësi Sheffield Utd, me sfidën që u vendos nga penalltitë (3-3 rezultati përgjithshëm, 3-2 me penallti).

“The Reds” ishin një superfuqi në Angli, me një titull kampion 1977-1978, me Nottingham që në dhomën e trofeve, krenohet edhe me dy Champions League (1978-79 dhe 1979-80).

-Advertisement-

Rikthimi i tyre në Premier League pritet me shumë interes, ndërsa tifozët kanë nisur të ëndërrojnë diçka të tillë për të shijuar “elitën” përsëri në shkallët e stadiumit “City Ground”.

Në Londër, në “Wembley” më 29 maj, Nottingham do të luajë mundësinë e artë të rikthimit përballë Huddersfield në sfidën finale të “Play-off” në Championship, për të mësuar skuadrën e tretë të promovuar në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera