Lajme

Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 22 January 2025

Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me një veturë tjetër në Drenas, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, FloraAhmeti.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë).  Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti, për Reporteri.net.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera