Lajme

Vetëvendosje ende pa përgjigje për bashkëqeverisjen në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 26 June 2018

Drejtori i Kulturës në komunën e Prishtinës, Yll Rugova, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini foli për ofertën që kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka dorëzuar ditë më parë Vetëvendosjes, për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Rugova, që është anëtar i Vetëvendosjes tha se partia e tij ende nuk ka një përgjigje dhe se bashkëqeverisja po vazhdohet ashtu siç ka qenë më herët.

Rugova tha se njëherë për njëherë po bashkëqeverisin mirë.

-Advertisement-

“Njëherë për njëherë  po bashkëqeverisim mirë. Nuk ka asgjë nga VV, po vazhdohet si ka qenë më herët. Akoma vazhdon të jetë ideja e njëjtë”, ka thënë Rugova.

Ndryshe, pas ndarjes së Vetëvendosjes është parë si problematike çështja e numrave në kuvendin komunal të Prishtinës.

Pas kësaj kryetari Shpend Ahmeti i ka dhënë një ofertë për bashkëqeverisje Vetëvendosjes në Prishtinë.

Në këtë ofertë, Ahmeti i ka ofruar VV-së katër drejtori, duke i ofruar mundësinë e zgjedhjes së drejtorisë së katërt në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ose Drejtorisë së Administratës, të cilën e udhëheqë drejtori Muhedin Nushi.

Ndryshe, në rast të arritjes së marrëveshjes në mes PSD-së dhe VV-së për bashkëqeverisje atëherë ndarja e drejtorive në Komunën e Prishtinës do të jetë si vijon: ” PSD – 3 drejtori, AKR – 3 drejtori, AAK – 3 drejtori, LB – 1 drejtori, Alternativa – 1 drejtori dhe VV – 4 drejtori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera