Lajme

Vetëvendosje akuzon Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të fillimit të mësimit

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 18 September 2020

Mësimi filloi me dy javë vonesë.

Tash nuk po respektohet distanca e nuk po krijohen kushte për nxënësit.

Kjo bashkë me buxhetin e vogël të ndarë për arsim janë veç disa nga akuzat që po i bën Vetëvendosje ndaj Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në interpelancën që është thirrur i pari i arsimit në Kosovë, Ramë Likaj, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci po thotë që telashe ka edhe me vitin akademik nëpër universitete në Kosovë.

Kjo pasi sipas saj ende nuk ka asnjë informatë se çka po bëhet, shkruan Gazeta Infokus.

Nagavci ka pyetur ministrin se pse nuk po hapen bibliotekat, ku kafenetë janë të hapura./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera