Lajme

Vetëvendosja përkujton 1-vjetorin e “trimërisë së madhe” të Kurtit, ku nuk u frikësua nga bubullima

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 30 August 2023

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka përkujtuar një vjetorin e një momenti që atëherë bëri xhiron nëpër rrjete sociale.

Teksa Kurti po fliste para gazetarëve, një zhurmë e madhe u lëshua nga bubullima, çka bëri që gazetarët të lëvizin mikrofonat, shkruan Express.

Por Kurti nuk lëvizi, dhe kjo për Lëvizjen Vetëvendosje ishte shenjë trimërie e kryeministrit.

-Advertisement-

Video aso kohe u shpërnda nga Arlind Manxhuka, pjesëtari i VV-së për komunikim me publikun.

Të njëjtën e ka bërë edhe sot, kur janë bërë një vit nga ajo ditë.

”Facebook ma rikujtoi që sot janë bërë 1 vit nga ky moment”, ka shkruar Manxhuka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera