Lajme

Vetëvendosja e shkarkon bordin e komisionit që u emërua vetë nga Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 26 October 2023

Shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shkarkimin e kryesueses së bordit të komisionit të pavarur për miniera dhe minerale dhe anëtarët e këtij bordi.

Kuvendi, përmes votave të deputetëve të VV-së, ka votuar për shkarkimin e Selvete Grajqevci-Pllanën, kryesuese e bordit, Gani Kastratin anëtar, Gani Maliqin anëtar dhe Rrezarta Pushkolli-Makollin anëtare, shkruan Gazeta Insajderi.

Nisma për shkarkimin e këtij bordi është inicuar në Komisionin për Ekonomi për nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, nën arsyetimin se bordi ka bërë shkelje të ligjit.

-Advertisement-

Dyshohet se Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minierale (KPMM) ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej nëntë milionë eurosh

Në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e KPMM-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera